Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Mbappe informon PSG-në se nuk rinovon dhe do transferohet te Real Madrid

18:01 | 8 Prill 2021

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ia ka bërë të qartë klubit se nuk do ta rinovojë kontratën me gjigantin e Ligue 1.

Kontrata e francezit skadon në qershor të viti 2022 dhe negociatat kanë ngecur edhe pse drejtori sportiv Leonardo ka bërë disa oferta, transmeton lajmi.net.

Sipas Cuatro dhe Cadena Ser, 22-vjeçari i ka treguar klubit se synon largimin në verë.

Nëse Mbappe nuk do nënshkruajë, PSG duhet të vendos nëse do fitojë para ose ta mbajë edhe për një tjetër vit, pastaj ta lejojë të largohet si agjent i lirë.

Synimi i Mbappes është kalimi te Real Madrid, kurse ka njoftuar PSG-në se do transferohet në “Santiago Bernabeu” dhe jo të ndonjë skuadër tjetër.

Pos tij, Real Madrid dëshiron të transferojë edhe Erling Haaland dhe është në kontakte me reprezentuesit e norvegjezit.

20-vjeçari që ka shënuar 49 gola në 51 paraqitje për Dortmund gjithashtu është i hapur për këtë lëvizje./Lajmi.net/