Mbappe golashënuesi i tretë më i mirë francez në Ligën e Kampionëve, pas Benzemas e Henrys
PSG humbi ndeshjen ndaj Manchester City-t me rezultat 2-1 si mysafir, duke e humbur kështu edhe pozitën e parë të grupit.

Sport
Golin e vetëm për ‘parisienët’ e shënoi Kylian Mbappe i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të, përpara se vendasit të përmbysnin rezultatin më vonë me anë të Raheem Sterling e Gabriel Jesus.
Ndonëse goli i tij nuk kishte vlerë të madhe kolektive pasi skuadra nuk mori pikë, megjithatë Mbappe dita ditës po vazhdon të impresionojë me statistika të pabesueshme individuale, duke vendosur numra të frikshëm të golave.
Goli i mbrëmshëm ndaj Man City, ishte i 29-ti i Mbappes i realizuar në Ligën e Kampionëve, duke e barazuar legjendën franceze David Trezeguet, gjersa tani vetëm Karim Benzema (76) dhe Thierry Henry (51) kanë realizuar më shumë në kompeticion nga futbollistët francez.
29 – Kylian Mbappé scored his 29th goals in the Champions League, equalling David Trezeguet as ?? France’s 3rd highest scorer in the competition (behind Karim Benzema and Thierry Henry). Podium. #MCIPSG pic.twitter.com/pmzvCchjC4
— OptaJean (@OptaJean) November 24, 2021
Nga 29 golat e realizuara në Ligën e Kampionëve, 20 prej tyre kanë ardhur në transfertë, duke u bërë bërë lojtari i 11-të që shënon mbi 20 gola në terrenin mysafir në kompeticion, i cili e ka bërë vetëm në paraqitjen e 23-të dhe të cilit i’u kanë nevojitur më së paku ndeshje për ta arritur këtë nga 10 lojtarët e tjerë paraprak.
20 – Kylian Mbappé has become just the 11th player to score 20 away UEFA Champions League goals, reaching that tally in just his 23rd away appearance, fewer than any of the previous 10 players reached 20 goals on the road. Travels. pic.twitter.com/kg3HvYvNWy
— OptaJoe (@OptaJoe) November 24, 2021
Francezi gjithashtu mbrëmë zhvilloi paraqitjen e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari i dytë më i ri (22 vjeç e 339 ditë) që e arrin këtë numër në kompeticion, pas Cesc Fabregas (22 vjeç dhe 331 ditë).
50 – Kylian Mbappé will tonight make his 50th UEFA Champions League appearance – aged 22 years and 339 days, he is the second-youngest outfield player to reach that milestone, behind only Cesc Fàbregas (22 years & 331 days). Veteran. pic.twitter.com/A7VAc8F6x7
— OptaJoe (@OptaJoe) November 24, 2021
Në total, 22-vjeçari tani është i përfshirë në 47 gola në 50 paraqitje në Ligën e Kampionëve, me 29 gola të realizuara dhe 18 asistime.
?? Kylian Mbappé has been directly involved in 47 goals in 50 Champions League games (29 goals, 18 assists) ?#UCL pic.twitter.com/oy4P8VA4WO
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 24, 2021
/Lajmi.net/