“Mbappe do të bëhej mbret te Liverpool”
Kylian Mbappe “mund të bëhet një mbret” nën drejtimin e Jurgen Klopp te Liverpool, sipas ish reprezentuesit të Francës, Willy Singnol, me ‘The Reds’ që janë duke konsideruar transferimin e talentit të PSG.

Sport
Muajve të fundit ka pasur shumë zëra që Mbappe mund t’i bashkohet Liverpoolit, me lojtarin që gjithashtu po kërkohet edhe nga Real Madrid.
Suksesi i arritur nga Liverpool gjatë 12 muajve të fundit, së bashku me praninë e Klopp atë, e ka bërë skuadrën nga ‘Anfield Road’ si një propozim tërheqës për të ardhmen.
“Ky klub (Liverpool) ka një avantazh të madh”, ka deklaruar Sangol për Bild, përcjell lajmi.net.
“Me Klopp keni një trajner me të cilin çdo lojtar në botë do të dëshironte të punonte”.
“Mbappe do të duhej të përmirësohej nën urdhrat e tij. Ai kërkon shumë punë mbrojtëse nga sulmuesit e tij, ku Mbappe nuk është akoma shumë i mirë”.
“Por ai mund të mësojë këtë, veçanërisht nga një djalë si Klopp. Pa dyshim”.
“Mbappe mund të bëhet mbret me Jurgen Klopp te Liverpool”./Lajmi.net/