Mbappe bëhet lojtari i parë në 63 vite që realizon një ‘poker’ për Francën
Franca ka arritur të regjistrojë një fitore të thellë në shtëpi ndaj Kazakhstanit me rezultat 8-0, duke e siguruar kështu edhe matematikisht pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.
Sport
Golat për ‘trekolorët’ u realizuan nga Kylian Mbappe i cili realizoi një ‘poker’ prej katër golave, gjersa golat e tjerë u shtuan nga një ‘dopietë’ e Benzemas, si dhe nga një për Rabiott e Griezmann.
Me ‘pokerin’ e realizuar sonte ndaj Kazakhstanit, Mbappe ka vendosur një rekord historik me Francën.
Kylian Mbappe është bërë lojtari i parë që realizon 4+ gola në një ndeshje të Francës që nga Just Fontaine kur e kishte bërë në qershor 1958 ndaj Gjermanisë, që kishte realizuar gjithashtu katër.
4 – Kylian Mbappé is the first player to score 4+ goals with France since Just Fontaine in June 1958 against West Germany (also 4). Sniper. #FRAKAZ pic.twitter.com/p1vETQ16pA
— OptaJean (@OptaJean) November 13, 2021
Në total, 22-vjeçari tani ka 23 gola të shënuara me kombëtaren franceze në 52 paraqitje. /Lajmi.net