Mbante pula dhe pata që kundërmonin, i dyshuari kërcënon personin që ka lajmëruar Inspektoratin dhe arrestohet

Një person ka lajmëruar Inspektoratin se po kundërmonte era e pulave dhe patave që dikush tjetër po i mbante në shtëpi. Gjatë vizitës së Inspektoratit, i dyshuari ka kërcënuar viktimën. Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Komunikata e plotë e Policisë së…

Lajme

03/10/2024 10:57

Një person ka lajmëruar Inspektoratin se po kundërmonte era e pulave dhe patave që dikush tjetër po i mbante në shtëpi.

Gjatë vizitës së Inspektoratit, i dyshuari ka kërcënuar viktimën.

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës: 

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 02.10.2024, rreth orёs 11:45, ёshtё njoftuar nga ankuesi se i dyshuari i cili mbante shpezё ( pula dhe pata) tё cilat kundёrmonin, viktima ka lajmёruar edhe inspektorёt tё cilёt kanё dalё nё vendngjarjё, i dyshuari i drejtohet viktimёs me fjalё kёrcёnuese.

Njёsitet relevante kanё arrestuar tё dyshuarin dhe gjatё kontrollit tek i njёjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё (1) pushkё ajrore.

I dyshuari pas intervistimit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. /Lajmi.net/