Mbani shënim, këto 5 truke bukurie duhet t’i dinë të gjitha vajzat

Më poshtë po ju rendisim 5 prej këtyre trukeve që “do të shpëtojnë” lëkurën tuaj!

Lifestyle

05/05/2021 14:54

Kur vjen puna te truket e bukurisë, të gjitha vajzat janë gjithë sy e veshë. Fundja, kush nuk do të dijë disa “sekrete bukurie”, shkruan “IconStyle”.

Ekzistojnë shumë truke, të cilat duhet t`i bëni pjesë të rutinës suaj nëse dëshironi të keni lëkurë të re, të pastër dhe të shëndetshme, transmeton lajmi.net.

Më poshtë po ju rendisim 5 prej këtyre trukeve që “do të shpëtojnë” lëkurën tuaj!

Përhapeni kremin e syve duke përdorur gishtin e unazës

Shumë njerëz e bëjnë këtë gjë duke përdorur gishtin tregues, por në fakt, ai është gishti më i ashpër dhe si pasojë është shumë agresiv për një zonë aq delikate sa ajo e syve. Në vend të tij përhapeni kremin e syve me gishtin e unazës, i cili është i butë dhe delikat.

Përdoreni kremin e syve që ju mbetet si balsam buzësh

Zona rreth buzëve është po aq e brishtë dhe e prirur ndaj rrudhave sa ajo rreth syve, prandaj do të ishte mirë që pjesën e mbetur të kremit të syve ta kalonit edhe në këtë zonë për të parandaluar rrudhat.

Fshijeni fytyrën me një peshqir të pastër sa herë e lani

Shpesh ndodh që peshqirin e fytyrës ta përdorim disa herë, por kjo është diçka e gabuar, sidomos nëse fytyra juaj ka tendencë akneike. Peshqirët mbajnë shumë baktere dhe përdorimi i tij më shumë se një herë mund të përhapë bakteret në gjithë fytyrën.

Bëni maska të ndryshme në pjesë të ndryshme të fytyrës

Jo çdo zonë e fytyrës ka nevojë për të njëjtat trajtime, bëni maska të ndryshme sipas “problemit” të zonave të caktuara të fytyrës. Për shembull mund të bëni një maskë hidratuese për zonën e faqeve dhe një maskë anti-yndyrë për zonën T.

Ndryshojeni gjithmonë këllëfin e jastëkut

E njëjta gjë si për peshqirin vlen edhe për këllëfin e jastëkut. Ndërrojeni një herë në dy ditë këllëfin duke fjetur një natë në njërën anë, një natë në anën tjetër të tij. /Lajmi.net/