Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në Prishtinë presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Të dy liderët janë duke zhvilluar një takim në ambientet e Presidencës, i cili po mbahet pa praninë e mediave. Pas përfundimit të takimit, pritet që Osmani dhe Costa…

Lajme

14/05/2025 17:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në Prishtinë presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Të dy liderët janë duke zhvilluar një takim në ambientet e Presidencës, i cili po mbahet pa praninë e mediave.

Pas përfundimit të takimit, pritet që Osmani dhe Costa të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Po ashtu, në orën 18:40, Costa do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e Zyrës së Kryeministrit.