Mazraoui, lojtari më i ri i Bayern Munich – zyrtarizimi çështje kohe
Mbrojtësi anësor, Noussair Mazraoui, është lojtari më i ri i Bayer Munich.
Sport
Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Hasan Salihamidžić, i cili ka thënë se gjithçka duket e mbyllur.
“Mazraoui ka vendosur të na bashkohet neve. Ne jemi në fazën finale, po duket mirë. Ai dëshiron të luajë për klubet më të mëdha evropiane”, tha Salihamidžić, transmeton lajmi.net.
Mazraoui luan si mbrojtës i djathtë për skuadrën e Ajax.
Ai është 24-vjeçar, por ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, pas shumë paraqitjeve të mira sezonet e fundit. /Lajmi.net/