Maurizio Sarri trajner i Juventusit?
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është afër finalizimit të një lëvizje në drejtim të Juventusit, për të zëvendësuar të larguarin Massimiliano Allegri.
Sport
Sipas Sky Sport Italia, trajneri italian është pranë arritjes së marrëveshjes me kampionët e Serie A, përcjell ‘lajmi.net’.
Me palët që tashmë duket se janë dakorduar, agjenti i trajnerit i ka kërkuar presidentit Roman Abramovich prishjen e kontratës, që do t’i hapte rrugën Sarrit për të marrë drejtimin e Juventusit.
Në anën tjetër, as Juventus dhe as Sarri nuk presin ndonjë problem në finalizimin e marrëveshjes.
Kujtojmë se rivalët më të mëdhenj te Juventusit në Serie A, Inter, sot kanë konfirmuar Antonio Conten për trajner./Lajmi.net/