Maturantët paralajmërojnë grevë nëse nuk rritet numri për pranimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë
Një grup i maturantëve të cilët po synojnë të regjistrohen në Fakultetin e Mjekësisë - dega Mjekësi e Përgjithshme kanë nisur një peticion në adresë të dekanatit.
Lajme
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që këtë vit të ulët pak numrin e studentëve të rinj që dëshirojnë të regjistrohen në degën e Mjekësisë së përgjithshme, shkruan lajmi.net.
Nga 150 sa që ka qenë në vitet paraprake, numri është ulur në125.
“Ky numër është shumë i vogël krahas numrit të studentëve që kanë aplikuar 801 gjithsej nga lista Kosovë dhe kanë shprehur interesimin për të vijuar studimet bachelor në këtë degë. Ne kemi dërguar kërkesë në organet përkatëse për rritje të numrit të studentëve të pranuar. Nëse kërkesa jonë nuk do të shqyrtohet dhe të aprovohet atëherë jemi të obliguar të vazhdojmë me ankesa, protestë si dhe grevë”, bëri të ditur për lajmi.net përfaqësuesi i studentëve të cilët kanë nisur peticionin kundërshtues.
“Kërkojmë nga palët relevante që të na mundësojnë rritjen e numrit të studentëve të pranuar në vitin r ri akademik bachelor 2020-2021, dega “Mjekësi e Përgjithshme, lista Kosovë nga 125 aktual në më shumë se 50”, thuhet në peticionin e studentëve. /Lajmi.net/