Matteo Guendouzi pozitiv në koronavirus
Guendouzi është lojtari i radhës që është infektuar me Covid-19.
Sport
Lojtari që tashmë mbronë fanellën e Hertha Berlin, Matteo Guendouzi, është infektuar me koronavirus, përcjell lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Hertha Berlin.
Lojtari do të shkojë tashmë në vet-izolim, deri kur rezultatet e tij të dalin negative.
Francezi nuk ka shfaqur ndonjë simptomë para testimit, por rezultatet erdhën pozitive. /Lajmi.net/