Nis aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e tuberkulozit te të porsalindurit në Spitalin e Mitrovicës
Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë ka njoftuar se vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të porsalindurit. Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve. Kjo vaksinë përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së…
Lajme
Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë ka njoftuar se vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të porsalindurit.
Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve.
Kjo vaksinë përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit.
Procesi po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës.
Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese.
Kjo vaksinë është veçanërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi i mbron nga format e rënda të tuberkulozit, si meningjiti tuberkular dhe tuberkulozi i përhapur.