Matte Moretto: Ronaldo në listën e dëshirave të Atletico Madridit

Gazetari spanjoll, Matte Moretto, ka thënë se Atletico Madridi janë të interesuar për Cristiano Ronaldon. “Los Colchoneros” janë në kërkim të një sulmuesi në mënyrë që t’u kthehen rrugës së titujve. Alvaro Morata është shumë pranë largimit nga nga 10 herë kampionët spanjollë dhe një mundësi e mirë zëvendësimi për të po shihet pikërisht portugezi.…

Sport

23/07/2022 08:46

Gazetari spanjoll, Matte Moretto, ka thënë se Atletico Madridi janë të interesuar për Cristiano Ronaldon.

“Los Colchoneros” janë në kërkim të një sulmuesi në mënyrë që t’u kthehen rrugës së titujve.

Alvaro Morata është shumë pranë largimit nga nga 10 herë kampionët spanjollë dhe një mundësi e mirë zëvendësimi për të po shihet pikërisht portugezi.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, në rast transferimi te skuadra e Diego Simeones, do ta gjente Joao Felixin me të cilin luan edhe në kombëtare.

Sulmuesi i Manchester United është duke u lidhur me shumë klube, pasi nuk e ka ndërmend të qëndrojë te “Djajtë e Kuqë”. /Lajmi.net/