Matri ende në Milan
Alessandro Matri është larguar nga Milani më herët gjatë javës duke iu bashkuar rivalit nga Serie A, Fiorentina, në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit. Mirëpo, largimin e tij duket se ende nuk e kanë kuptuar Rossonerët. Para ndeshjes kundër Spezias në kuadër të Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma në San Siro,…

Sport
Alessandro Matri është larguar nga Milani më herët gjatë javës duke iu bashkuar rivalit nga Serie A, Fiorentina, në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Mirëpo, largimin e tij duket se ende nuk e kanë kuptuar Rossonerët.
Para ndeshjes kundër Spezias në kuadër të Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma në San Siro, tabela zyrtare që paraqiti një nga një formacionin e titullarëve të Milanit, e shfaqi edhe Alessandro Matrin.
Në fakt, sulmuesi gjatë ditës zhvilloi stërvitjen e tij të parë me bashkëlojtarët e ri në Firencë, ndërsa Milani me Robinhon dhe Giampaolo Pazzinin në sulm, e mposhti Spezian 3:1 dhe u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të ndeshet me Udinesen.