Matoshi: Ndjeva nji ngushtim për Hashimin që nuk e lejuen me i ra përftyre, e me ia majt mèn babës nurin e dekës
Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar me një shkrim pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në postimin e tij, Matoshi kritikoi Gjykatën Speciale për, siç e cilësoi ai, cenimin e të drejtave të njeriut, duke mos lejuar Hashim Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.…

Lajme
Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar me një shkrim pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në postimin e tij, Matoshi kritikoi Gjykatën Speciale për, siç e cilësoi ai, cenimin e të drejtave të njeriut, duke mos lejuar Hashim Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.
“Megjthse Bacit Haxhi nuk i metën sytë çelë as për Kosovën (qe u bâ shtet), as për t’birin, (me të cilin u fal tre ditë pa dekë), ndjeva nji ngushtim për Hashimin që nuk e lejuen me i ra përftyre, e me ia majt mèn babës nurin e dekës”, ka shkruar Matoshi në Facebook.
Postimi i plotë i Matoshit:
Gajret Hashim!
Mbi dymijë vjet më parë, Herodoti, shkruejti: “Në paqe djemtë varrosin baballarët; në luftë, baballarët varrosin djemtë.”
1.
Sot në lirinë e Kosovës, pra në paqe, t’birit të Haxhisë, ish Presidentit Hashim Thaçi nuk iu njoh e drejta natyrore e juridike (nga drejtësia oksidentale!?) me e vorrosë babën e tina, simas traditave t’moçme vendore, sa vet koha.
2.
Gjykata Speciale ka cenu të drejtat e njeriut në këtë rast, po kjo nuk u jep të drejtë as s’u bân nerë disa njerëzve zemërfyt, me u rebelue kundër drejtësisë, sepse kosovarët në sh’pi t’vet s’po dojnë me dâ drejtësi, e sh’pia pa drejtësi shèmbet!
3.
Megjthse Bacit Haxhi nuk i metën sytë çelë as për Kosovën (qe u bâ shtet), as për t’birin, (me të cilin u fal tre ditë pa dekë), ndjeva nji ngushtim për Hashimin që nuk e lejuen me i ra përftyre, e me ia majt mèn babës nurin e dekës.
I letë i koftë dheu i Atdheut!
Ngushëllime Hashimit dhe familjës për kreun e sh’pisë tyne!