Matoshi: Kurti nuk e ka ndërmend krijimin e institucioneve
Sot për herë të 50-të dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kjo gjendje sipas analistit politik, Halil Matoshi e vë në faj partinë me më së shumti vota në zgjedhjet e 9-të shkurtit, Vetvendosjen. Sipas Matoshit, kreu i saj, Albin Kurti nuk e ka ndërmend krijimin e institucioneve. “Kudo ku ka demokraci në botë, përgjëgjësia…

Lajme
Sot për herë të 50-të dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kjo gjendje sipas analistit politik, Halil Matoshi e vë në faj partinë me më së shumti vota në zgjedhjet e 9-të shkurtit, Vetvendosjen.
Sipas Matoshit, kreu i saj, Albin Kurti nuk e ka ndërmend krijimin e institucioneve.
“Kudo ku ka demokraci në botë, përgjëgjësia i takon atij që i fiton zgjedhjet, sepse në të nuk obligohet askush me ti bo numrat. Duke e pasur parasysh gjykimin, unë mendoj se aktgjykimi i ka vlejt Kurtit vetëm për të mirë, me shty kohën.Edhe pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore, Albin Kurti njet nuk e ka pas me ndërtu institucione dhe me këtë e ka mashtruar edhe ish-opozitën, edhe deputetët e VV-së. Ata janë të mashtruar sepse Albin Kurti nuk e ka ndërmend me kriju institucione“, tha ai në Kanal10.