Mathieun e ndihmon Barcelona
Jeremy Mathieu është optimist se paraqitjet e mira me Barcelonën mund ta ndihmojnë të ftohet në përfaqësuesen franceze dhe të marrë pjesë në Euro 2016.

Sport
Jeremy Mathieu beson se paraqitjet e tij me Barcelonën këtë sezon, do të jenë çelës që ta rifitojë një ftesë në përfaqësuesen franceze.
30 vjeçari i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me ekipin e parë të Trekolorëve, ndërsa u la në shtëpi nga selektori Didier Deschamps këtë verë për Botërorin e Brazilit, përkundër paraqitjeve impresionuese me Valencian.
“Unë shpresoj gjithmonë, por do të jetë e vështirë ta bindi trajnerin. Kam shpresuar për Botëror, por nuk ndodhi”, deklaroi Mathieu për ‘Le Fugaro’.
“Ekipi i Francës është gjithmonë në mendjen time. Më takon mua të kem paraqitje të mira në Barcelonë”, vazhdoi ai.
Mathieu iu bashkua gjigantit katalunas për 20 milionë euro këtë verë, ndërsa mund të debutojë me Blaugrana në La Liga ndaj Elches sonte në Camp Nou.
Ai shpreson të jetë pjesë e Francës në Evropianin 2016, i cili do të mbahet pikërisht në atdheun e tij.