Materiali mbështetës i aktakuzës ndaj Salih Mustafës përmban edhe dokumente dhe dëshmi të tjera

Në Gjykatën Speciale po vazhdon të mbahet seanca kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Lajme

28/10/2020 16:45

Prokurorja gjatë kësaj seancë tha se materiali mbështetës i aktakuzës përmbante edhe dëshminë e pesë dëshmitareve me dokumente të tjera.

Sipas saj edhe pse ZPS-ja ka bërë analizën gjatë hetimeve të saj, mirëpo siç tha ajo, përgatitja e një përshkrimi të detajuar kërkon punë të paktën prej gjashtë njerëzish dhe disa javë kohë.

Ajo po ashtu tha se dokumentet tjera të mbetura janë dyfishi i atyre të parave dhe përfshin edhe 11 dëshmitar të tjerë.

“Është e dukshme nga kuadri ligjor që rregulla 109C përmban një nivel fleksibiliteti. Dhënia e një përshkrimi të detajuar kërkohet në fazën  konfirmimit dhe ne jemi të kënaqur që kjo e ndihmon gjykatësin e procedurës paraprake. Materiali mbështetës i aktakuzës përmbante edhe dëshmin e 5 dëshmitareve me dokumente të tjera. Edhe pse ZPS ja ka bërë analizën gjatë hetimeve të saj, përgatitja e një përshkrimi të detajuar kërkon punë të paktën prej 6 njerëzish dhe disa javësh. Dokumentet tjera të mbetura janë dyfishi i atyre të parave dhe përfshin edhe 11 dëshmitar të tjerë. Rregulla 109C vlerësimi sipas kësaj rregulle do të ndryshojë . Ne do të jemi fleksibil brenda mundësive që i kemi në kohën kur doli vendimi gjykata nuk ka qenë në dijeni të kategorizimit të materialit të nxjerrë, gjithsesi ne kemi nxjerr propozime në alternative me formatin e listave që mund të ndihmojnë, ka thënë Prokurorja.

Rregulla 109C kërkon kategorizimin për nevojë praktike me anë të kësaj na jepet mundësia që të ndihmojmë gjykatën me informacionin relevant. Ajo që është praktike ndryshon prej një çështje në tjetrën. Sikurse aludoj edhe mbrojtësi, zgjedhjet e mundshme janë një mundësi ne kemi pasur biseda për këtë temë dhe ZPS-ja paraprakisht ja bëri të ditur mbrojtjes natyrën e parashtrimeve që ka ndërmend t’i bëjnë sot. Sepse është edhe ne interesin tonë të gjejmë zgjedhje për këtë çështje. Sa i parketet zyre sime është fakt që ZPS-ja vepron me një numër të vogël stafi edhe kur është më kapacitetin e plotë ne kemi një staf të kufizuara sa i parketet çështjeve ligjore. Nuk e kemi luksin  e mundësisë që të fokusohemi vetëm në një procedurë”, tha ajo. Lajmi.net/