Materazzi sulmon Benitezin
Marco Materazzi nuk e harron Rafa Benitezin. Napoli humbi 3:0 në udhëtim te Atalanta, duke u ndëshkuar rëndë për vendimin e trajnerit spanjoll i cili pushoi treshen Hamsik, Jorginho dhe Higuain nga formacioni bazë dhe u kthye në shtëpi me disfatë të rëndë. I menjëhershëm ka qenë reagimi ish mbrojtësit të Interit. “E njëjta taktikë,…

Sport
Marco Materazzi nuk e harron Rafa Benitezin.
Napoli humbi 3:0 në udhëtim te Atalanta, duke u ndëshkuar rëndë për vendimin e trajnerit spanjoll i cili pushoi treshen Hamsik, Jorginho dhe Higuain nga formacioni bazë dhe u kthye në shtëpi me disfatë të rëndë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi ish mbrojtësit të Interit. “E njëjta taktikë, e njëjta metodë. Kanë filluar të njohin. Më mirë vonë se kurrë”, shkroi Materazzi në Twitter.
Materazzi nuk e përmendi emrin e spanjollit por është e qartë se e kishte fjalën për të pasi vetëm 24 orë më parë kishte pëlqyer postimin e Fabio Cannavaros i cili e sulmoi klubin dhe Benitezin për largimin e vëllait Paolo drejt Sassuolos.
Materazzi dhe Benitez kishin marrëdhënie të tensionuara nga koha kur ishin në Inter.