Mata beson në Top 4

Juan Mata beson se marsi mund të jetë muaji i Manchester Unitedit, në luftë për t’u futur në Top 4 të Premierligës. Fitorja ndaj West Bromwich Albionit e ngriti Unitedin në pozitën e gjashtë në tabelë dhe e vazhdoi serinë e pamposhtësisë në ligë në katër xhirot e fundit. Skuadra e David Moyes do të…

Sport

09/03/2014 19:10

Juan Mata beson se marsi mund të jetë muaji i Manchester Unitedit, në luftë për t’u futur në Top 4 të Premierligës.

Fitorja ndaj West Bromwich Albionit e ngriti Unitedin në pozitën e gjashtë në tabelë dhe e vazhdoi serinë e pamposhtësisë në ligë në katër xhirot e fundit.

Skuadra e David Moyes do të përballet me ekipe rivale si Liverpool e Manchester City para përfundimit të muajit, ndërsa ‘Djajve të Kuq’ iu duhet ta rikthejnë disavantazhin prej 0:2 ndaj Olympiakosit, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori spanjoll, i cili lëvizi drejt Old Traffordit nga Chelsea në janar, beson se United mund ta kalojë momentin e keq.

“Është një muaj vendimtar për ne. Të jemi të sinqertë, besoj se do të jetë mjaft pozitiv”, deklaroi ish futbollisti i Valencias për televizionin e klubit, MUTV.

“Mund ta ndiej besimin e lojtarëve të cilët i kemi dhe për gjërat që mund t’i bëjmë. Ne e dimë se duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi deri në fund të sezonit dhe duhet ta nisim këtë që nga ky muaj”.

“Do të luajmë ndaj ekipeve të mëdhenj si Liverpool e Manchester City dhe do të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë që mundemi”, përfundoi Mata.