Maska dhe veshja e Cardi B i kanë kushtuar mijëra euro asaj

Cardi B kishte tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj.

ShowBiz

18/01/2020 18:04

Cardi B para disa ditësh kishte marrë pjesë në një organizim me një veshje mjaft të çuditshme, reperja kishte mbuluar fytyrën me maskë dhe kishte zgjedhur një veshje transparente, transmeton lajmi.net.

Bradley Jordan , krijuesi i maskë së Cardi B, tregon për TMZ historinë nga fillimi në fund, maskë kjo e cila i mori kohë ekipit 36 orë.

Jordan thotë se e filloi maskën me materialin, por më pas e mbuloi me gotë të zezë të prerë me madhësi të ndryshme, të vendosur në argjend. Ai shtoi një pjesë me gurë për t’i dhënë Cardi mbulim të plotë.

Vetëm çmimi i maskës ka shkuar deri në 7 mijë euro zbulon dizajneri.