“Mashtruesit do të marrin fund më 9 shkurt”, Selmanaj i ashpër me Kurtin pasi vlerësoi marrëveshjen e Washingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e pranoi rëndësinë e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën dikur e kritikonte ashpër. Në lidhje me këtë ndryshim qëndrimesh ka reaguar Driton Selmanaj, që në kohën kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje ishte zëvendëskryeministër i Kosovës, përkatësisht pjëse e delegacionit në Shtëpinë e Bardhë. Në llogarinë e tij në Facebook,…

Lajme

28/01/2025 16:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e pranoi rëndësinë e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën dikur e kritikonte ashpër.

Në lidhje me këtë ndryshim qëndrimesh ka reaguar Driton Selmanaj, që në kohën kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje ishte zëvendëskryeministër i Kosovës, përkatësisht pjëse e delegacionit në Shtëpinë e Bardhë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj tha se “mashtruesit, dëmtuesit e Republikës, do marrin fund me 9 shkurt 2025!

“E kemi thënë gjithmonë, Marrëveshja e Ëashingtonit është Marrëveshje historike për Kosovën”, tha Selmanaj. /Lajmi.net/