Mashtrimi prej 100 mijë eurove në Suharekë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e dobisë pasurore, nuk janë të rralla në vendin tonë. Për këtë herë një person është arrestuar si i dyshuar për mashtrim ndaj një personi tjetër duke e dëmtuar kështu me 100 mijë euro. I dyshuari theksohet të ketë mashtruar viktimën në Mushtisht të Suharekës. I dyshuari me inicialet…

Lajme

02/10/2024 14:43

Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e dobisë pasurore, nuk janë të rralla në vendin tonë.

Për këtë herë një person është arrestuar si i dyshuar për mashtrim ndaj një personi tjetër duke e dëmtuar kështu me 100 mijë euro.

I dyshuari theksohet të ketë mashtruar viktimën në Mushtisht të Suharekës.

I dyshuari me inicialet B.A, thuhet se ka përfituar rreth 100,000 mijë euro nga viktima gjatë një periudhe tre vjeçare.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit kanë thënë se kjo Prokurori i kishte filluar hetimet qysh në prill të këtij viti, ndërsa dje edhe është bërë arrestimi i tij.

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren, hetimet i ka filluar me datë 05.04.2024, ndërsa, dje me datë 01.10.2024 është arrestuar B.A., për të cilin ka pasur urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prizren, nën dyshimin se i njëjti gjatë një periudhe tre – vjeçare ka mashtruar një person, duke përvetësuar mbi 100,000 €”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq nga Prokuroria kanë thënë se për të dyshuarin me inicialet B.A., brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi”.

“Për të pandehurin B.A., prokuroria brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1, si dhe “Kanosja” nga neni 181 par. 2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/