​Mashtrime përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq, arrestohen 9 persona

Nëntë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një veprimtari mashtrimi përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar katër lokacione dhe janë konfiskuar pajisje kompjuterike, para dhe një armë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit janë shtatë meshkuj dhe dy femra. Gjashtë prej tyre janë shtetas të Kosovës,…

Lajme

24/10/2026 09:13

Nëntë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një veprimtari mashtrimi përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar katër lokacione dhe janë konfiskuar pajisje kompjuterike, para dhe një armë.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit janë shtatë meshkuj dhe dy femra. Gjashtë prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre shtetas të Gjermanisë, raporton lajmi.net

Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëvepruar në zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme përmes qendrave të thirrjeve, duke kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj.

Policia njofton se në pajisjet kompjuterike të të dyshuarve janë gjetur të dhëna të personave të huaj, të cilët dyshohet se janë kontaktuar për qëllime mashtrimi.

Gjatë kontrollit në katër lokacione janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 disqe të jashtme të memories (HDD), një veturë dhe një armë me gjashtë fishekë.

Po ashtu, janë sekuestruar 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Me vendim të prokurorit, të nëntë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Mashtrim”, ndërsa të arrestuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë. “Janë arrestuar 7 meshkuj dhe 2 femra, 6 prej tyre kosovarë dhe 3 shtetas të Gjermanisë, të cilët në bashkëveprim me njëri-tjetrin përmes qendrave të thirrjeve kanë zhvilluar aktivitet kriminal. Të dyshuarit në pajisjet e tyre kompjuterike kanë poseduar të dhëna të shtetasve të huaj të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar. Janë kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuter, 5 telefona celular, 12 memorje (HDD) external, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Lajmi.net/