Maserati GranTurismo

Maserati GranTurismo Coupe për dallim nga Ferrari duket më i moderuar dhe më i shpejtë, ndërsa luksi në këtë makinë nuk mungon për të gjitha modelet.

Auto & Tek

01/04/2015 13:14

Disa vite me radhë nga futja e tij në treg, GranTurismo mbetet një nga makinat  më mahnitëse. Edhe modeli i konvertueshme (i cili bëhet Cabriolet) është tërheqës.

GranTurismo mbart një motor të  projektuar V8  4,7 litra, motor i quajtur touch sport, siguron deri në 454 kuaj fuqi. Makina ka një marsh automatik i cili i përshtatet të gjithë shoferëve.

Maserati GranTurismo mund të arrijë shpejtësinë në 60 mph vetëm për 4,7 sekonda. Modeli i ri për vitin 2015 duket ekzotik dhe në të gjitha makinat  GranTurismo paraqet një performancë të mirë.

Çmimi për këtë super makinë fillon nga 150.570 dollar.