Mascherano: Ronaldo e meritoi të organizonte ndejën
Lojtari i Barcelonës, Javier Mascherano i ka dalë në ndihmë Ronaldon duke thënë se ai meritoi të organizonte ndejën e ditëlindjes pavarësisht humbjes ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0.

Sport
Mascherano i ka dalë në ndihmë Ronaldos i cili është kritikuar shumë për ndejën e tij menjëherë pas humbjes kundër Atletico Madridit.
“Çdokush jeton në mënyrën sesi dëshiron ai, pasi unë nuk jam askush që t’i tregojë dikujt sesi duhet të jetojë”, tha Mascherano për RAC 1.
“Ne jemi njerëz, ne jemi qenie njerëzore. Edhe ne kemi jetë personale dhe e zgjedhim atë sesi dëshirojmë të jetojmë”.
“Ne kemi të drejta tona për të jetuar si dëshirojmë jetën tonë personale. Kjo është një gjë të cilën duhet ta kuptojë çdokush”, përfundoi Mascherano.