Martino: Messi është i lënduar, nuk do të rrezikoj me të

Trajneri i Argjentinës, Tata Martino ka konfirmuar se Lionel Messi është i lënduar dhe se nuk e ka ndërmend të rrezikojë që ta fusë atë në lojë.

Sport

31/03/2015 23:53

Martino ka thënë se Messi është i lënduar dhe nuk do të paraqitet në miqësoren kundër Ekuadorit.

“Ne nuk kemi ndërmend të rrezikojmë me Messin. Nëse lëndimi mbetet i njëjtë, ai nuk do të luajë sepse ne dëshirojmë të kujdesemi për të”, tha Martino në konferencë për shtyp.

“Sidoqoftë, ne do të presim deri në minutën e fundit për të parë sesi ësthë gjendja e tij”.

“Në stërvitjen e parë, Messi ishte mirë, ndërsa në të dytën ai nuk ndihej mirë. Kemi pritur deri në minutën e fundit dhe vendosëm që ta mos inkuadronim në lojë”.

“Edhe ndaj Ekuadorit do të presim deri në minutën e fundit për të parë sesi është gjendja e tij”, përfundoi Martino.