Martino, i zhgënjyer me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ndihet i frustruar për mënyrën se si e ndaloi Atletico Madridi ekipin e tij që ta gjejë ritmin e lojës, në humbjen 1:0 të pësuar në Vicente Calderon të mërkurën mbrëma, me ç’rast gjiganti katalunas u eliminua nga Liga e Kampionëve. Goli i hershëm i Kokes e dërgoi ekipin e…

Sport

10/04/2014 07:45

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ndihet i frustruar për mënyrën se si e ndaloi Atletico Madridi ekipin e tij që ta gjejë ritmin e lojës, në humbjen 1:0 të pësuar në Vicente Calderon të mërkurën mbrëma, me ç’rast gjiganti katalunas u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Goli i hershëm i Kokes e dërgoi ekipin e Diego Simeones në gjysmëfinale, pas rezultatit të përgjithshëm 2:1, ndërsa Barça dështoi ta konkretizonte një mundësi të mirë me Lionel Messin në pjesën e parë dhe dy raste të Xavit në atë të dytë.

Martino, i cili dështoi ta mposhtte Atleticon në pesë përballjet, në të gjitha kompeticionet, këtë sezon, mendon se, po të ishin lojtarët e tij më të saktë para golit, rezultati do të ishte në favor të ekiit të tij.

“Rezultati ndodh për një arsye. Kur Atletico ishte ekip më i mirë, shënonte gol. Ne po ashtu patëm mundësi dhe vetëm një gol nga ana e jonë, do ta ndryshonte rrjedhën e lojës”, deklaroi trajneri argjentinas për Uefa.com.

“Në disa raste, ne nuk mund t’i bënim gjërat që donim, për mënyrën se si luajti kundërshtari. Atletico i mbajti disa lojtarë pranë zonës së rreptësisë dhe e bënë këtë mjaft mirë. Kjo e bëri të vështirë për ne që të gjenim hapësira”.

“Tifozë të tillë (në stadiumin Vicente Calderon) është e vështirë t’i gjesh në Evropë, por është më e zakonshme kjo atmosferë në Argjentinë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë në dy kompeticione, të cilat na kanë mbetur: liga dhe Copa del Rey”, përfundoi ai.