Martino i ‘frikësohet’ Bayernit

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka thënë se Bayern Munich është favorit i padiskutueshëm për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Strategu argjentinas dhe skuadra e tij janë shumë pranë kualifikimit për në çerekfinale të garës kryesore kontinentale pas fitores 2:0 në duelin e parë të 1/8 së finales. Por, ai nuk…

Sport

21/02/2014 17:50

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka thënë se Bayern Munich është favorit i padiskutueshëm për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Strategu argjentinas dhe skuadra e tij janë shumë pranë kualifikimit për në çerekfinale të garës kryesore kontinentale pas fitores 2:0 në duelin e parë të 1/8 së finales. Por, ai nuk beson se Barcelona është favorite për të fituar trofeun.

“Bayerni është kandidat për të fituar Ligën e Kampionëve, dhe ndoshta kandidati kryesor”.

“Ata janë kampionët momental të kësaj gare, teksa për më shumë, ata kanë qenë fantastik në Bundesligë dhe Evropë përsëri edhe në këtë sezon”, tha Martino në konferencë për shtyp në ditën e sotme.

Bayerni dhe Barcelona janë pranë kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi dy skuadra kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër klubeve angleze në Angli, Arsenalit respektivisht Manchester Cityt.