Martinez nuk është në shitje

Jackson Martinez nuk do ta zëvendësojë Mario Balotellin në Milan. Presidenti i Portos, Pinto da Costa ka insistuar se sulmuesi kolumbian nuk është në shitje.

Sport

22/08/2014 17:52

Milan është hedhur në kërkim të zëvendësuesit të Mario Balotellit. Sulmuesi italian është nisur për në Angli për të zyrtarizuar transferimin në Liverpool.

Andaj, Rossonerët janë të interesuar për blerjen e një sulmuesi të ri dhe kanë identifikuar yllin e Portos, Jackson Martinez si objektivin kryesor. Por, kolumbiani nuk do të përfundojë në San Siro.

Së paku, kështu ka deklaruar presidenti i Portos, Pinto da Costa.

“Martinez nuk është në shitje”, tha Da Costa për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Andaj, Rossonerët duhet të ndërrojnë strategjinë dhe të kërkojnë një sulmues të ri, përderisa Da Costa e ka seriozisht se nuk do të lejojë shitjen e Martinezit.