Martinez: Nuk dëshirova t’i bashkohem Arsenalit, e bëra për para

Portieri i Argjentinës ka folur për vendimin e tij për t'u bashkuar me Gunners nga Independiente në fillim të karrierës së tij.

Sport

06/09/2021 14:55

Portieri i Aston Villa, Emiliano Martinez ka reflektuar në kalimin e tij në Emirates Stadium në vitin 2010, duke pranuar se ai kurrë nuk donte të bashkohej me Arsenalin.

Martinez fillimisht u lidh me Arsenalin nga Independiente për 1.1 milion funte, duke lënë familjen e tij në Argjentinë për të marrë një sfidë të re në Evropë në moshën 17-vjeçare.

Portieri kaloi dekadën e fundit duke u përpjekur të futet me forcë në ekipin e parë të Gunners, por tani ka pohuar se ai do të kishte preferuar të qëndronte në atdheun e tij dhe të vazhdonte zhvillimin e tij në fillim të karrierës.

Martinez, i cili përfundoi një transferim prej 20 milion funtesh (28 milion dollarë) në Aston Villa nga Arsenali në shtator 2020, shpjegoi se ai u largua nga Independiente në mënyrë që të mund të siguronte mbështetje më të fortë financiare për familjen e tij.

“Arsenali erdhi të më kërkonte dhe Pepe Santoro [një trajner në Independiente] më tha se treni kalon vetëm një herë në jetë,” tha 29-vjeçari për botimin spanjoll El Pais. “Familja ime dhe agjentët e mi menduan të njëjtën gjë. Pra, vendimi ishte më shumë për ata se çdo gjë tjetër.

“Nuk doja të shkoja. Nuk u pendova, por doja të luaja në Independiente. Për një kohë, mendova:” Nëse qëndroj, në dy vjet do të bëj debutimin tim. Familjes sime i mungonin paratë. Unë e bëra atë lëvizje më shumë për para sesa për sportin”, përfundoi argjentinasi.

Martinez u dërgua në huazim te Oxford, Sheffield Wednesday, Rotherham, Wolves, Getafe dhe Reading gjatë kohës së tij me Arsenalin pasi u detyrua të shikonte Petr Cech, David Ospina, Wojciech Szczesny, Lukasz Fabianski dhe Manuel Almunia të merrnin minuta të rregullta para tij.

Bernd Leno ishte gjithashtu përpara argjentinasit në rendin e skuadrës për një kohë, por gjermani pësoi një dëmtim në fund të kampanjës 2019-20 që i dha shansit argjentinasit të dëshmoj veten.

Martinez iu kundërvu sfidës dhe i ndihmoi ‘Topçinjtë’ të fitonin Kupën FA ndërsa mori vlerësime të mëdha për paraqitjet e tij në Premier Ligë, por kryetrajneri Mikel Arteta përfundimisht vendosi që të rikthej Leno si numër një të portës, pas kthimit të tij nga lëndimi.

Arsenali atëherë pranoi ofertën e transferimit të Villa për Martinez, dhe ai që atëherë është vendosur si një nga portierët më të mirë në futbollin anglez, duke u bërë edhe zgjedhja e parë e Argjentinës, me të cilën së fundi u kurorëzua me titullin e Kupës së Amerikës. /Lajmi.net