Martinez motivon bashkëlojtarët dhe tifozët: Sot fillon një kampionat i ri, duhet të jemi të bashkuar

Sot nis edicioni i ri 2021/22 në Serie A.

Sport

21/08/2021 14:30

Interi e nis misionin e mbrojtjes së titullit përball Genoas sot nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’ hyjnë në këtë edicion me shumë ndryshime në ekip, dhe shumë analist janë skeptikë nëse kampionët e Italisë kanë forcë ta mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar me Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin në ekip.

Megjithatë duket se në ekip po mbretëron një atmosferë e mirë, është Lautaro Martinez ai që përmes një mesazhi të shkruar në rrjetin social Instagram ka nxitur edhe më shumë motivimin te bashkëlojtarët dhe tifozët zikaltër.

“Vitin e kaluar përpara se të fillonte kampionati ne ëndërronim ta mbyllnim kështu si në foto, ta ngrinim në qiell trofeun”.

“Me shumë punë, me shumë përulësi, me shumë momente të djersës, e mbi të gjitha me shumë përgjegjësi dhe dëshirë për të fituar, ja dolëm”.

“Sot fillon një kampionat i ri, sot nis një rrugë tjetër ku të gjithë duhet të jemi të bashkuar, ne lojtarët, stafi, tifozët, dhe të gjithë njerëzit që punojnë përreth nesh për një objektiv të vetëm: Të mbetem si Inter sa më lart të jetë e mund. Forza Inter”, shkroi Lautaro Martinez në Instagram. /Lajmi.net/