Martinez mbetet te Interi

Lautaro Martinez do të nënshkruajë kontratën e re me ekipin.

Sport

28/08/2021 15:46

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Inter ka arritur marrëveshje me Martinezin për vazhdimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Futbollisti do të nënshkruajë rinovimin për 4/5 vitet e ardhshme me pagë 6 milionë euro në sezon.

Sulmuesi kishte disa oferta gjatë verës nga Arsenali dhe Tottenhami që ishin të gatshme të ofrojnë mbi 80 milionë euro për kartonin e tij, megjithatë ai mbetet në Itali.

Argjentinasi e ka nisur mirë edicionin e ri pasi shënoi gol në ndeshjen e tij të parë, edhe është pjesë e rëndësishme e klubit.

23-vjeçari, pas largimit të Romelu Lukaku tani ka marr rolin e liderit te gjiganti italian në repartin e sulmit. /Lajmi.net/