Martinez do të nënshkruajë kontratë të re me Interin

Lautaro Martinez do të rinvojë kontratën e tij.

Sport

01/09/2021 18:18

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me Martinezin për vazhdimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Futbollisti kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 por tani do ta vazhdojë atë edhe për dy vite të tjera deri në vitin 2025.

Sulmuesi u lidh gjatë merkatos së verës me një kalim në Angli pasi kishte interesim nga Arsenali dhe Tottenhami por duket se ai është i lumtur në Itali.

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratën me ‘Nerazzurët’ pas rikthimit nga ndeshjet e Kombëtareve.

Lautaro është ftuar nga Argjentina për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës. /Lajmi.net/