Martinez afër rinovimit me Interin

Lautaro Martinez pritet të qëndrojë te Interi.

Sport

18/08/2021 16:31

Përkundër ofertave të shumta nga Anglia, Martinez pritet të mbetet pjesë e Interit edhe më tutje, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sport Italia, takimi i parë mes drejtuesve të ‘Nerazzurëve’ dhe agjentit të futbollistit për vazhdimin e bashkëpunimit ka shkuar mirë, palët janë afër marrëveshjes.

Futbollisti pritet të nënshkruajë kontratë të re me pagë rreth 6/7 milionë euro në sezon, shumë më e lartë se sa përfiton aktualisht(2.5 milionë euro).

Kampionët e Italisë e kanë bërë të ditur prej kohësh që 23-vjeçari është pjesë kyçe e projektit të ekipit sidmos tash që u largua Romelu Lukaku.

Në anën tjetër klubi është ende në kërkim të një tjetër sulmuesi tjetër për të kompletuar ekipin për fillimin e sezonit të ri që fillon më 21 gusht. /Lajmi.net/