Martinelli ftohet për herë të parë për Brazilin
Gabriel Martinelli ftohet për herë të parë për kombëtaren e Brazilit.
Sport
Brazili ka publikuar listën e lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjet gjatë muajit mars, në mesin e tyre është edhe ylli i Arsenalit Gabriel Martinelli.
Pas formës së mirë që po kalon te ‘Topçinjtë, sulmuesi është shpërblyer me thirrjen e tij të parë me ekipin kombëtar të Brazilit, shkruan lajmi.net.
Martinelli është pjesë e skuadrës prej 25 lojtarësh që u konfirmua nga trajneri Tite.
Ai do jetë me kombëtaren e Brazilit për herë të parë, megjithëse ai luajti për ekipin U-23 të Brazilit./Lajmi.net/