“Martesa” Progni – Llapi drejt fundit, futbollisti thumbon Batatinën, publikon golin kundër llapjanëve sa ishte te Gjilani
Se aventurës së Gerhard Prognit te Llapi po i vije fundit, kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë, shkruan lajmi.net. Mos përfshirja në listën e futbollistëve në dy ndeshjet e fundit si dhe deklaratat e fundit të trajnerit Tahir Batatina se sulmuesi nga Shqipëria “nuk jep asgjë për Llapin” vetëm sa e forcuan dyshimin…
Sport
Se aventurës së Gerhard Prognit te Llapi po i vije fundit, kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë, shkruan lajmi.net.
Mos përfshirja në listën e futbollistëve në dy ndeshjet e fundit si dhe deklaratat e fundit të trajnerit Tahir Batatina se sulmuesi nga Shqipëria “nuk jep asgjë për Llapin” vetëm sa e forcuan dyshimin se futbollisti dhe klubi mund të ndahen së shpejti.
Deklaratave të trajnerit Batatina duket se Progni ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ka publikuar në llogarinë e tij në InstaStory video ku shihet ai duke i shënuar gol Llapit, edicionin e kaluar sa ishte pjesë e Llapit.
Në media gjatë ditës qarkulluan lajme se Progni veçse është larguar nga “Zahir Pajaziti”, përkundër se klubi llapjan nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim në lidhje me këtë raportim.
Gerhard Progni u transferua me shumë bujë te Llapi në verën e vitit të kaluar nga Gjilani, skuadër me të cilën ai “shpërtheu” duke u shpallur golashënuesi më i mirë i edicionit.
Progni në qershor të vitit të kaluar nënshkroi kontratë tri-vjeçare me Llapin./Lajmi.net/