“Martesa” dhe “T’padashtun” shpërblehen në festivalin ndërkombëtar “SeeFest”

Në Los Anxhelos është mbajtur festivali i filmit në Evropën Juglindore, i njohur si "SEE-Fest".

ShowBiz

05/05/2018 11:38

Në këtë edicion janë shpërblyer me çmime edhe dy filma kosovar të metrazhit të shkurtër, shkruan lajmi.net.

Është fjala për filmin “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri, i cili mori çmimin “Filmi i parë më i mirë në bashkëpunim”, kurse filmi “T’padashtun” i regjistorit Edon Rizvanolli është shpërblyyer me “çmimin e publikut”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisoi Rizvanolli, i cili përmes rrjeteve sociale shkroi “T’padashtun fitoj çmimin e publikut ne LA.
Urime gjithe ekipes!”.

Kujtojmë se çmimi kryesor në festivalin “See-Fest” i takoi artistit Robert Dornhelm. /Lajmi.net/