Marsi më i nxehtë që nga viti 1880

Marsi 2015 ka qenë muaji mars më i nxehtë në planet që prej zbulimit të temperaturave në vitin 1880, njoftoi sot Agjencia amerikane oqeanike dhe atmosferike (NOAA).

Lajme

18/04/2015 08:39

“Për me tepër, periudha nga muaji janar deri në muajin mars ka qenë gjithashtu më e nxehta e regjistruar ndonjëherë”, thuhet në një publikim të NOAA-s.

“Gjatë muajit mars, temperatura mesatare në sipërfaqen e tokës dhe oqeane ka qenë 0,85 gradë Celsius më e lartë se ajo e shekullit 20”.

“Kjo është temperatura mesatare më e lartë për muajin mars që prej 1880 pasi ajo i kalon rekordet e mëparshme të vendosura në vitin 2010 me 0,05 gradë Celsius”, shtojnë studiuesit.

Në tre muajt e parë të vitit, temperatura mesatare ka qenë 0,82 gradë Celsius, shumë më e lartë se ajo e shekullit 20. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë daton në vitin 2002./KosovaPress/