Marrëveshja e shumëpërfolur me Italinë për migrantët, qeveria shqiptare e qon për ratifikim në Kuvend

Këshilli i Ministrave i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan në 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një…

Lajme

15/11/2023 15:41

Këshilli i Ministrave i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan në 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.

Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.

Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil. Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet. /ATSH