Marrëveshja e pensioneve me Italinë, 150 shqiptarë kanë nisur procedurat
Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, zhvilloi sot një takim me Valeria Vittimberga, drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në…

Lajme
Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, zhvilloi sot një takim me Valeria Vittimberga, drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe me përfaqësues të ambasadës Italiane në Shqipëri, për të ndjekur nga afër hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje historike, që synon garantimin e të drejtave të punëmarrësve shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dy vendet.
Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet.
“Deri më tani, kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vite sigurim në Shqipëri. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane”.
“Shkëmbimi i formularëve midis dy institucioneve do të kryhet në mënyrë elektronike, duke reduktuar ndjeshëm kohën e procedurës dhe duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët. Në funksion të transparencës dhe udhëzimit të saktë për qytetarët, janë publikuar tashmë të gjitha udhëzimet dhe manualet që shpjegojnë hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikuesi“, thotë Gonxhe./tch/