Marotta: Trajneri i ri? Sonte jozyrtarisht ndoshta do të mësojmë se kush do jetë

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur për trajnerin e ri të Interit.

Sport

27/05/2021 19:13

Antonio Conte ka përfunduar aventurën e tij tek Interi në mënyrë befasuese, pasi fitoi Scudetton dhe e riktheu Interin në majë, shkruan lajmi.net.

Në intervistën e fundit, Giuseppe Marotta, ka folur për mundësinë e zëvendësimit të tij.

Marotta deklaroi se sinqerisht nuk e di se kush do të jetë trajner në stolin e “Nerazzurrëve”, por se sonte në mbrëmje mund të zbardhet gjithçka.

“Nuk e dimë ende. Nuk jam duke bërë shaka, sonte jozyrtarisht ndoshta do ta mësojmë kush do të jetë trajneri i ri”, përfundoi Giuesppe Marotta./Lajmi.net/