Marotta kritikon krerët e Serie A: Rrezikojmë të mos e mbyllim kampionatin

Shefi ekzekutiv i Inter, Giuseppe Marotta, ka lëshuar disa kritika për krerët e kampionatit italian të futbollit.

Sport

01/03/2020 08:21

Marotta ka kritkuar Seri A për shtyrjen e ndeshjeve, përfshirë atë Juventus – Inter, duke thënë se ndeshjet pa tifozë nuk janë opsion.

Beppe ka thënë se me çrregullimin e turneut, rrezikohet të mos përfundohet fare kampionati, duke bërë situatën edhe më shqetësuese.

“Dua të them se e gjithë qasja ndaj situatës ishte e gabuar. Duhej vepruar më shpejtë dhe të shmangeshin shumë gjëra. Liga vendosi të enjten se do të luhej pa tifozë, pastaj gjatë ditës tjetër, ministri i sportit kundërshtoi. Në atë pikë, gabimi u bë nga presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino, i cili vendosi pa pyetur dikë” ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Jam i shqetësuar edhe për ndeshjen Inter – Sassuolo. Çfarë të bëjmë atëherë? Nuk mund të luajmë me dyert e mbyllura. Dyert e mbyllura nuk janë opsioni, është hequr nga tavolina” ka shtuar Beppe.

“Nëse më shumë ndeshje shtyhen, atëherë rrezikojmë të mos e mbyllim sezonin e Serie A. Turneu është i çrregulluar” ka thënë ndër të tjerash shefi ekzekutiv i Inter.

Juventus – Inter planifikohej të luhet sonte, por ndeshja është shtyrë si pasojë e frikës nga Coronavirusi. /Lajmi.net/