Marotta: Jemi optimist se Martinez do rinovojë bashkë me disa lojtarë të tjerë

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka folur lidhur me situatën momentale të sulmuesit Lautaro Martinez.

Sport

07/09/2021 21:09

Inter refuzoi të gjitha ofertat për argjentinasin në këtë afat veror, ngase nuk dëshironin ta humbnin pas Romelu Lukakut, transmeton lajmi.net.

Marota ka bërë të ditur se negociatat janë duke shkuar mirë dhe që nuk ka ndonjë problem.

“Jemi në bisedime të avancuara me Lautaro Martinez si me lojtarët e tjerë gjithashtu”.

“Jemi optimist, nuk ka probleme në situatën e kontratës”, tha ai.

Ndërkohë, me rinovimin e kontratës, Martinezit pritet t’i largohet klauzola e lirimit me vlerë 111 milionë euro./Lajmi.net/