Mariah Carey është shtrirë në spital

Mariah Carey është hospitalizuar në New York pasi është sëmurë në orët e para të mëngjesit, sipas raportimeve.

ShowBiz

02/12/2015 22:40

45-vjeçarja thuhet se vuan nga një grip i rëndë dhe është duke u trajtuar me infuzion, raporton TMZ.

Këngëtarja raportohet se ishte aq e dehidratuar dhe sëmurë sa ekipit të saj i është dashur ta thërrisnin ndihmën e shpejtë pasi ajo u keqësua në mbrëmje, transmeton arbresh.info.

Mariah kishte qenë në Pier 1 në Nju Jork gjatë mbrëmjes, ku ajo fillimisht ka filluar të ankohet se ndihej e sëmurë, sipas raportit.

Ajo pritet të lirohet nga spitali ditën e nesërme.