Marc Anthony në lidhje të re dashurie? Kjo është e vërteta
Mësohet e vërteta rreth lidhjes së Marc Anthonyt me ylin e "Basketball Wives", Evelyn Lozada.

ShowBiz
Pasi dolën raportet se Marc Anthony është në lidhje me Evelyn Lozada, Page Six konfirmon se thashethemet nuk janë të vërteta, teansmeton lajmi.net.
Përfaqësuesi i Anthonyt i tha Page Six të martën se raportet janë të rreme dhe se ai thjesht i ofroi Lozadas dhe familjes së saj të qëndronin në shtëpinë e tij ndërsa ai ishte larg.
52 vjeçari dhe ylli i “Basketball Wives”, 44 vjeçe, u përfolën për herë të parë se janë në lidhje pasi fansat vunë re se ajo po bënte foto duke qëndruar pranë pishinës së tij në Miami dhe në shtëpinë e tij.
Lozada ishte më parë e fejuar me Carl Crawford, me të cilin ajo ka djalin 6-vjeçar Carl dhe ishte gjithashtu e martuar me lojtarin e NFL Chad Johnson. Ajo është gjithashtu nënë e një vajze 27-vjeçare Shaniece nga një lidhje e mëparshme.
Anthony ka binjakët 12-vjeçarë Max dhe Emme me ish-gruan Jennifer Lopez. Ai gjithashtu ka edhe katër fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme. /Lajmi.net/