Marakli të Greqisë: Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend. Në një intervistë për KosovaPress, shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut,…
Lajme
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend.
Në një intervistë për KosovaPress, shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias thotë se për herë të parë, gjatë këtij dimrin kanë shënuar shifra të konsiderueshme të turistëve, për çka shtoi se edhe Kosova ka pasur rol në këtë aspekt.
Sipas tij, në dy vitet e fundit e kanë futur Kosovën në hartat e tyre, sa i përket turizmit.
Ai potencon se shifrat e turistëve në Selanik po rriten nga viti në vit.
Toulias potencon se Selaniku ofron shumëllojshmëri zgjedhjesh me çmime shumë të mira.
Ai thotë se një turist mund të ketë një përvojë të mirë në këtë qytet, duke shpenzuar me pak se 400 euro.
Toulias përmend edhe Katerinin si një destinacion të mundshëm veror për të vizituar nga turistët.
Për fund, Toulias thotë se edhe ushqimi në Selanik është ndër elementet kryesore që e karakterizon atë, derisa shton se vizita në këtë qytet ofron një përvojë shumë intensive kulturore, duke pasur 15 monumente të UNESCO-s në qendër të tij.