Maqedonci takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, shpreh mbështetjen për proceset integruese të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar po vazhdon të realizoj takime gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin. Maqedonci ka thënë se aty është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn. “Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës…

Lajme

04/11/2026 09:05

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar po vazhdon të realizoj takime gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin.

Maqedonci ka thënë se aty është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn.

“Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministri i Shtetit, z. Hahn, shprehu mbështetjen për proceset integruese të Republikës së Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike”, ka njoftuar Mqedonci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: