Maqedonci reagon pas vdekjes së Gjeneralit Michael Jackson

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllime për gjeneral Michael Jackson, komandantin e parë të KFOR-it, i cili u nda nga jeta gjatë ditës së djeshme. Në një postim në rrjetin social Facebook ai u shpreh se gjenerali Jackson me vullnet të plotë udhëhoqi komandën e KFOR-it në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit…

Lajme

16/10/2024 11:43

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllime për gjeneral Michael Jackson, komandantin e parë të KFOR-it, i cili u nda nga jeta gjatë ditës së djeshme.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai u shpreh se gjenerali Jackson me vullnet të plotë udhëhoqi komandën e KFOR-it në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit për shtetin e Kosovës.

‘’Ai me vullnet udhëhoqi komandën e KFOR-it në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit demokratik për shtetin tonë, andaj sot ne bashkëndejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe bashkë me familjen e gjeneralit si dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”-tha ai.

Maqedonci tha tutje se gjenerali Jackson do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij.

‘’Gjeneral Jackson do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të rëndësishëm në krijimin e një ambienti paqësor në Kosovë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe dhe jugosllave, si dhe kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre.’’-u shpreh Maqedonci./Lajmi.net/