Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ulutaş

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş. Ai në llogarinë e tij në Facebook tha se ka falënderuar gjeneralin Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si…

Lajme

08/10/2024 16:35

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş.

Ai në llogarinë e tij në Facebook tha se ka falënderuar gjeneralin Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Falënderova Gjeneral Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj”, shkroi ai./Lajmi.net